Pacolli e Haradinaj, dy orë takim “kokë me kokë”

Gjatë orëve të paradites i nominuari i PAN-it për kryeministër, Ramush Haradinaj dhe kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, patën një takim dy orësh, kokë më kokë, në vilën e këtij të fundit në periferi të Prishtinës.

Gjatë këtij takimi, ku Pacolli bëri hapin e parë dhe mori vendimin që mos t’i bllokojë institucionet e vendit, janë zhvilluar biseda të rëndësishme për përfshirjen eventuale të tij në qeverisjen e PAN-it dhe marrëdhëniet me LDK-në e Vetëvendosjen, shkruan RTK.