Pacolli – Ahmetit: Jep dorëheqje nëse s’je i gatshëm me respektuar ligjin

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka thënë se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk po jep llogari në lidhje me dhënien e kushteve të ndërtim në zonën e Liqenit të Badovcit.

Ajo me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook në ditën kur në Asamblenë Komunale të Prishtinës po diskutohet për mbrojtjen e kësaj zone ka këkruar dorëheqjen e Ahmetit nga posti i të parit të kryeqytetit.

“Kryetari i Komunës së Prishtinës tani në Asamblenë Komunale ku po diskutohet për mbrojtjen e Badocit tha se nuk e ka ndërmend të jep llogari para qytetarëve për dhënien e kushteve të ndërtimit në kundërshtim të plotë me ligjin. Kryetar mbi 30.000 qytetarë po kërkojnë tërheqjen e kushteve të ndërtimit”.

“Nëse nuk je i gatshëm me respektu vullnetin e qytetarëve dhe me respektu ligji JEP DORËHEQJE”, shkruan ajo