Pa nisur, dështon seanca ndaj deputetit Zeka

Ka dështuar pa nisur seanca gjyqësore kundër deputetit të Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka dhe biznesmenëve Edmond Kërliu e Ilir Krasniqi në lidhje me akuzat për mashtrim e shmangie tatimi.

I akuzuari Milaim Zeka ani pse gjendet në paraburgim nuk është sjellë në gjykatë, raporton Koha Ditore.

Gjykata nuk ka arritur që të dërgojë me kohë urdhëresën për sjellje nga paraburgimi për Zekën.