Ozil zgjedh klubin e ri, nuk është Man Utd e as Barcelona

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil ka filluar bisedimet për transferim te rivali i Premierligës, Chelsea.

Mesut Ozil pritet të largohet nga Arsenal, pas përfundimit të këtij sezoni.

Mesfushori gjerman ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me “Gunners”.

Kurse, deri më tani nuk ka shfaqur gatishmëri për vazhdimin e saj.

Në ndërkohë, mediat angleze raportojnë se Ozil ka filluar bisedimet me Chelsean për transferim në Stamford Bridge.

Ozil kërkohet edhe nga Man Utd e Barcelona por “Blues” besojnë se mund ta mposhtin konkurrencën për transferimin e tij në vitin 2018.