Ozil: Doja të shkoja te Barcelona, por Guardiola më injoroi keq dhe zgjedha Realin

Mesut Ozil ka treguar pesë skuadrat të cilat ishin të interesuara për të, ndërsa zemra e tij kishte zgjedhur Barcelonën, por sjelljet e Pep Guardiolas kishin bërë që ai ta refuzoi kalimin.

Së shpejti do të lansohet biografia e Mesut Ozil me emrin ‘The Magic of the Game’.

Tani lojtari i Arsenalit tregon se në kohën kur ishte te Werder Bremen, kishte pesë oferta pas Kupës së Botës 2010.

Arsenal, Bayern Munich dhe Manchester Untied, kishin filluar bisedimet për lojtarin.

“Pesë klube erdhën tek unë pas Kupës së Botës 2010 në Afrikën e Jugut. Arsenali tashmë ishin të interesuar. Manchester United, Bayern Munich, Barcelona dhe Real Madrid”.

“Kam vizituar Barcelonën personalisht dhe kam qenë i bindur se do të shkoj atje. Çdo gjë e kisha të qartë në kokë për këtë drejtim. Asnjë ekip në botë nuk luante futboll shumë të bukur në atë kohë”.

“Por mungesa e Pep Guardiolës më bëri të mendoj përsëri. Kur agjenti im dhe unë fluturuam përsëri në Barcelonë, ​​ pyeta disa herë,”Pse trajneri nuk ka ardhur?”, përgjigja e tij ishte gjithmonë e njëjtë: “Ai është në pushime””.

Ozil sa ishte te Real Madridi
“Guardiola nuk më thirri në ditët në vijim. Ai nuk ma dërgoi asnjë SMS. Ai nuk më dha një sinjal që më donte. Si rezultat, entuziazmi im për Barcelonën ra në mënyrë drastike”

“Për shkak të sjelljes së Guardiolas, unë nuk shkova në Barcelonë. Sidomos për shkak se Mourinho luftoi për mua aq shumë në të njëjtën kohë. Ai ishte aq bindëse. I përzemërt. Ai ishte e kundërta e plotë e trajnerit të Barcelonës. Kështu që unë vendosa për Jose Mourinho dhe Real Madridin”, ka thënë Ozil.