OVL e UÇK-së paralajmëron dhunë dhe protesta nëse ndalen pagat e 19 mijë veteranëve

Sot ka vazhduar seanca për rastin “Veteranëte rrjeshëm”, ku u kërkua nga prokuroria ndalja e pagave të 19 mijë veteranëve.

Prokurori Special, Enver Krasniqi, ka paraqitur kërkesën e tij që të pezullohet pagesa për 19 mijë veteranët deri në përfundim të procesit gjyqësor.

I pari i veteranëve të UÇK-së thotë, Hysni Gucati për lajmi.net ka thënë se prokuroria me një kërkesë të tillë po kërkon dhunë dhe protesta.

“Ka gabu prokuroria nëse mendon që duhet të ndalen pagat për 19 mijë veteranët të luftës. Secili veç e veç duhet të jap përgjegjësinë e jo në mënyrë kolektive. Nëse ndodhë kjo atëherë prokuroria po kërkon të ketë dhunë në Kosovë, të ketë protesta. Ata po duan të ketë dhunë në Kosovë dhe protesta, kështu që ne nuk garantojmë që nuk do të ketë dhunë dhe protesta”, ka thënë ai.Sipas Gucatit, secili mbanë përgjegjësinë veç e veç dhe secili duhet të dënohet nëse ka bërë falsifikime apo është veteranë i rrejshëm e jo që të merre me 19 mijë vetë.

Lajmi.net kishte publikuar aktakuzën e parë të Prokurorisë Speciale kundër: Agim Çekut, Nuredin Lushtakut, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.