Osmani: Korrupsioni nuk mund të luftohet nga kriminelët

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani është takuar me qytetarët dhe strukturat e degës së tretë të LDK-së në Prishtinë, raporton EkonomiaOnline.

Osmani para shumë simpatizantëve të gegës që mban emrin e Presidentit Rugova, tha se qeveria e drejtuar nga ajo ka për detyrë, siç u shpreh ajo luftimin e kriminelëve, duke shtuar se korrupsioni nuk mund të luftohet nga kriminelët.

“Ne kemi një parakusht e ai është luftimi i kriminelëve, sepse krimi e korrupsioni nuk mund të luftohet nga kriminelët. Nuk ka qeni njerëzore që mund ta kontrolloj një kryeministre me duart e pastra”, tha ajo.

Osmani tha se beteja më e madhe për qeverinë e saj është beteja kundër ikjes së të rinjve.

Ndërsa shtoi se ata që shesin të ardhmen e fëmijëve, nuk do të kenë vend në institucionet e vendit.

“Sot beteja jonë është betejë kundër ikjes , sepse kur të na ik rinia nuk ja vlenë më asgjë , në qoftë se familjet kosovare nuk e shohin perspektiven këtu , kjo situatë dhe kjo është arsyeja themelore që ti hyjmë kësaj gare. Kemi hyrë në garë për rininë e Kosovës , kemi fillu këtë betëjë për secilën familje të Kosovës sepse nuk ka trishtim më të madh se sa ikja.

“Ata që e shesin të ardhmen e fëmijëve tanë nuk do të kenë më vend në institucionet e Republikës së Kosovës. Familja Kosovare është shtylla themelore e programit tonë , është ideologji e jona e përhershme që si LDK të krijojmë perspektiv për familjet e reja, për fëmije. Kemi përgatitur masa që qiftet e reja ta përballojnë çështjen e banimit, kemi marr masa për shëndetësi dhe për shkollim se vetëm kështu ec para ky shtet”, tha ajo.

Ajo tha se e kanë për obligim të ndjekin rrugën e ish-presidentit Rugova, i cili sipas saj ishte një shembull për solidaritet.

“E kemi për detyrë që secili prej nesh që ta rindërtojmë besimin e secilit qytetar në Republikën e Kosovës. Presidenti Rugova diti shumë mirë të ndërtojë solidaritet mes nesh, nuk ka rëndësi çfarë gjenerate je apo nga cila komunë dhe ne jemi më të bashkuar se kurrë dhe kjo është një vlerë që sot të tjerët nuk e kanë. Besim në barazi, besim në familje, besim ne evropianizimin e shtetit tonë”.

“Ne do ta ndërpresim një situatë të tillë ku ata qe na ndihmuan ta ndërtojnë shtetin nuk kane partnerë kredibil. Në çdo vend të Kosovës ër gjatë këtyre viteve e kemi parë një dëshpërim të madh se si duket Kosova sot dhe atë më së shumti e kemi pa në Prishtinë sepse ka humbur besimi dhe detyrë e jona është t’ia kthejmë besimin prishtinasve në punë”, tha ajo.

E kryetari i kësaj dege, Hazir Borovci tha se janë me fat që kanë bashkëjetuar dhe bashkëvepruar me presidentin Ibrahim Rugova.

“Jemi shumë me fat që kemi bashkëjetuar dhe bashkëvepruar me presidentin Ibrahim Rugova. Dhe kjo degë me mburrje mban emrin dega e presidentit Ibrahim Rugova. Jemi shumë me fat që në kuadër të degës së presidentit tonë dhe vepron një zë që e kemi kërkuar që disa dhe aj zë është i ndryshimeve dhe nevoja më e madhe është Vjosa Osmani”, tha ai.