Orteku i borës bie mbi një hotel në Itali, disa të vdekur

Njoftohet se shumë persona kanë humbur jetën si pasojë e ortekut në pjesën qendrore të Italisë, pas tërmeteve të ndodhura ditën e djeshme në rajon, raporton Anadolu Agency (AA).

Në orët e mbrëmjes së djeshme në Hotel Rigopiano Gran Sasso Resort i cili ndodhet në rajonin Rigopiano në perëndim të qytetit Pescara, ka rënë një ortek si pasojë e kushteve të motit dhe të lëvizjeve sizmike.

Shtypi i italian duke u bazuar në informacionet e ekipeve të kërkim-shpëtimit të mbërritur në rajonin ku ka ndodhur orteku, ka raportuar se në rajon “kanë humbur jetën shumë persona” dhe se në hotel askush nuk iu është përgjigjur thirrjeve të ekipeve.

Drejtori i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile, Fabrizio Curcio, në një deklaratë në lidhje me çështjen duke mos dhënë numër të saktë për personat që kanë humbur jetën apo të plagosur tha se “Jemi në dijeni se në hotel ndodheshin 30 persona nga të cilët 20 pushues dhe 10 punonjës. Ekipet tona vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit pavarësisht kushteve të vështira”.

Curcio, ndër të tjera ka ndarë informacionin se janë shpëtuar dy persona të cilët kanë lajmëruar për fatkeqësinë e ortekut në rajon.