Organizata ‘Human Care’ ka filluar projekin “Mjeku në shtëpi”

Gjatë muajit qershor Organizata ‘Human Care’ ka filluar implementimin e projektit ‘Mjeku në shtëpi’ të financuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Përmes projektit synohet realizimi i vizitave shëndetësore për qytetarë, që mjekimin ta marrin në shtëpitë e tyre.

Ekipet mjeksore të organizatës ‘Human Care’ do të ofrojnë kontrolla shëndetësore për gjithë qytetarët, me fokus për vizita për kategorinë e personave të palëvizshëm, lehonave, foshnjeve, peronave të moshuar dhe invalidëve të luftës.

Në bashkëpunim me drejtoritë e shëndetësisë dhe mirëqenjes sociale të komunave ku implementohet projekti, është bërë përzgjedhja e pacientëve me nevoja për kontrolla.

SHPËRNDAJE