Opsionet që e dërgojnë Kosovën në EURO 2020

Fitorja e Çekisë ndaj Anglisë i ka prishur paksa punë Kosovës për kualifikim në Euro 2020.

Tashmë kur kemi edhe tri ndeshje deri në fund, Dardanët janë katër pikë pas Republikës Çeke dhe Anglisë, shkruan Indeksonline.

Por Kosova ka ende gjasa pasi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe lojën e drejtpërdrejtë me Çekinë.

Më poshtë janë gjashtë kombinime si mund të kualifikohet Kosova në Euro 2020.

1. Kosova fiton ndaj Malit te Zi, Çekisë dhe Anglisë.

2. Kosova fiton ndaj Malit te Zi, barazon me Çekinë dhe Anglinë. Bullgaria e mposht Çekinë.

3.  Kosova fiton ndaj Malit te Zi, fiton ndaj Çekisë dhe barazon me Anglinë.

4. Kosova fiton ndaj Malit të Zi dhe Çekisë, humb ndaj Anglisë. Çekia barazon apo humb me Bullgarinë.

5.  Kosova barazon ndaj Malit te Zi, fiton me Çekinë dhe barazon me Anglinë – Bullgaria barazon me Çekinë.

6.  Kosova humb ndaj Malit te Zi, fiton me Çekinë dhe barazon me Anglinë. Bullgaria e mposht Çekinë.

SHPËRNDAJE