Opozita s’ndalet deri në rrëzimin e Qeverisë

Jo vetëm çështja e demarkacionit i ka bashkuar partitë opozitare në vend rreth një kauze. Kërkesat e opozitarëve nuk pritet të pushojnë deri në rrëzimin e qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Përfaqësuesit e të tria partive në opozitë, konsiderojnë se qeveria është e zhytur në korrupsion dhe krim të organizuar.

Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës thonë se Kosova ka humbur shumë kohë duke mos e përfillur zërin e qytetarëve si dhe protestat jashtë e brenda Kuvendit.

Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Pal Lekaj vlerëson se Kosova tashmë është në krizë të thellë politike dhe ekonomike.