Opozita shpreson në votën e pozitës kundër demarkacionit

Kanë mbetur vetëm edhe nëntë ditë deri në seancën e Kuvendit, në të cilën pritet ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit.

Boshti opozitar AAK dhe Nisma nuk kanë qenë edhe aq të zëshëm në qëndrimet e tyre karshi kundërshtimit të kësaj seance, dhe mos ratifikimin e demarkacionit.

Ndonëse për muaj rresht kishin deklaruar se në asnjë mënyrë nuk do e lejojnë që kjo marrëveshje të kalojë, dhe se do ta kundërshtoni në të gjitha mënyrat e mundshme, tani ata nuk janë edhe aq të mobilizuar.

Përkundrazi ata duket se kanë hequr dorë nga veprimet dhe kanë mbështetur shpresat për mos kalimin e demarkacionit, në vullnetin e deputetëve të pozitës.

Deputeti nga Nisma për Kosovën Haxhi Shala ka deklaruar se ajo çfarë kanë bërë deri më tani, për seancën e një shtatorit është vetëm takimi me kolegë deputet, dhe besojnë i kanë bindur ata për mos votimin e demarkacionit.

Shala është shprehur i bindur se ratifikimi do bijë në mungesë votash, edhe pa ndonjë veprim të nevojshëm.

SHPËRNDAJE