Opozita për kërkesën e Presidentit për Reformë Zgjedhore – Tallje e radhës nga Thaçi

Thirrjes së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të diskutuar mbi reformën zgjedhore në Kosovës, partitë opozitare nuk i janë përgjigjur.

Dy nga partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës deh Nisma për Kosovën, në një konferencë të përbashkët kanë thënë se këtë refuzim e kanë bërë pasi që thirrja e Presidentit nuk është e sinqertë dhe po bëhet vetëm sa për t’i zgjatur jetën qeverisë, që sipas tyre është e dështuar.

Madje, Valdete Bajrami, nga Nisa për Kosovën, e ka quajtur thirrjen e Thaçit për takim, tallje e ti e radhës.

“Marrja pjesë në këtë takim do ta legjitimonim këtë qeveri jo legjitime. Vet Thaçi ka penguar që të mos përfundojë Reforma Zgjedhore, prandaj këtë rifillim e konsiderojmë të kotë dhe tallje të radhës”, ka deklaruar Bajrami në një konferencë të përbashkët me Pal Lekajn e AAK-së.

“Ne nuk bëhemi pjesë e këtyre lojërave. Jemi për Reformë Zgjedhore, por jo me këtë legjislaturë, sepse jemi duke u qeverisur nga një kryeministër që është shkelës i Kushtetutës”.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Lekaj, pohoi se vendi ka nevojë më shumë për zgjedhje, sesa për Reformë Zgjedhore.

“Vendit i duhen zgjedhjet dhe jo reformë zgjedhore sa për të fituar kohë, ne nuk do t’i bashkohemi kësaj reforme, sepse e njëjta iniciativë është nisur para pesë viteve dhe nuk kemi asgjë të kryer”.

“Si përfundim; jemi që vendi të shkojë në zgjedhje dhe të nënshkruhet një draft me ftesë të Presidentit që vendi të shkojë në zgjedhje”.