Opozita në Shqipëri proteston edhe sot

Opozita në Shqipëri do të mbajë protestë sot para kryeministrisë në orën 19:00.

Sipas Lapsi.al, vendimi për të mbajtur protestën e sotme u mor menjëherë pas përfundimit të protestës së opozitës më 2 qershor.

Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve ti bashkohen protestave deri në largimin e qeverisë Rama.

Kreu i PD, Lulzim Basha tha se në protestën e 8 qershorit: “Nuk do kërkojnë asgjë më shumë, por nuk do të pranojmë asgjë më pak për veten se vlerat që na bashkojnë: demokraci, shtet ligjor dhe drejtësi të barabartë për të gjithë.”