Operatori i dytë celular më i madh humbet besimin tek Huawei

Vodafone, operatori celular i dytë më i madh në botë, tha se kishte ndërprerë instalimin e pajisjeve të Huawei në rrjetet kryesore derisa vendet Perëndimore të adresojnë shqetësimet që kanë lidhur me aktivitetin e firmës Kineze.

Huawei është ballafaquar me probleme ndërsa Perëndimi e akuzon për lidhje me qeverinë Kineze.

Shefi ekzekutiv i grupit Vodafone Nick Read tha ditën e Premte se Huawei është një lojtar shumë i rëndësishëm në tregun e pajisjeve të telekomunikacionit.

Ai tha se kishte besimin që Huawei po punon për të zgjidhur problemet dhe e konsideroi si një kompani të hapur dhe transparente.

Huawei parakaloi kompaninë Suedeze Ericsson për tu bërë kompania më e madhe në botë e pajisjeve të telekomunikacionit në fillim të kësaj dekade.

Lojtari i tretë madhorë është Nokia. Vodafone dhe Huawei bashkëpunojnë që prej 2007. /PCWorld Albanian