Operacioni “Burimi i Paqes”, çlirohet nga terroristët zona Suluk

Në kuadër të operacionit “Burimi i Paqes” u pastrua nga terroristët e YPG/PKK-së qendra e zonës Suluk në jugperëndim të rajonit Tel Abyad e cila ndodhet në lindje të lumit Eufrat në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vazhdon operacioni “Burimi i Paqes” i filluar në veri të Sirisë nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA) kundër organizatave terroriste DEASH dhe YPG/PKK me qëllim eliminimin e formimit të korridorit terrorist në kufirin jugor të Turqisë dhe për të sjellë paqe dhe qetësi në rajon.

Ushtarët e SNA-së në kuadër të operacionit “Burimi i Paqes” kanë vendosur kontrollin në qendrën e zonës Suluk në jugperëndim të rajonit Tel Abyad pranë kufirit Siri-Turqi.

Gjithashtu në zonat e çliruara vazhdojnë aktivitetet e kërkimeve.

Të mërkurën, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurtë të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.