Operacioni “Burimi i Paqes”, 480 terroristë të neutralizuar në veri të Sirisë

Ministria turke e Mbrojtjes ka njoftuar se gjithsej 480 terroristë të PKK/PYD-YPG-së janë neutralizuar në kuadër të operacionit “Burimi i Paqes” që po zhvillohet nga Turqia në veri të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Operacionet e kryera në kuadër të operacionit ‘Burimi i Paqes’, janë zhvilluar me sukses gjatë gjithë natës me mbështetje ajrore, tokësore dhe me dronë. Numri i terroristëve të neutralizuar ka arritur në 480”, thuhet në një postim të Ministrisë së Mbrojtjes nga llogaria e saj në Twitter.

Të mërkurën, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurtë të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.