Operacion kundër FETO-s në Turqi, dhjetëra të arrestuar

Në kuadër të një urdhër arresti të lëshuar ndaj 101 personave nga kryeprokuroria e Ankarasë, 37 ushtarakë të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste FETO janë arrestuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve nga burimet e prokurorisë së Ankarasë, mësohet se prokuroria ka përcaktuar se disa ushtarakë të komandës së forcave ajrore kanë patur lidhje me FETO-n dhe kanë komunikuar me “drejtues” të FETO-s nëpërmjet telefonëve publik, metodë kjo e cila përdoret si mënyrë komunikimi nga organizata.

Në kuadër të këtij hetimi prokuroria ka lëshuar një urdhër arresti për 78 persona të pezulluar më parë nga detyra për shkak të lidhjeve të tyre me FETO-n dhe 23 të tjerëve të cilët ishin shkarkuar më parë nga detyrat e tyre dhe ndaj të cilëve vazhdojnë procedurat gjyqësore pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik 2016.

Ekipet e luftës kundër krimit të organizuar të drejtorisë së policisë së Ankarasë kanë kaluar në veprim me urdhër të prokurorisë ku operacionin me qendër Ankaranë e kanë zhvilluar edhe në 22 qytete të tjera.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 37 të dyshuar, si dhe vazhdojnë operacionet për arrestimet e personave të tjerë.

Në mesin e të arrestuarve theksohet se ndodhen një gjeneral brigade, 5 kolonelë, 2 nënkolonelë, 4 majorë, 25 kapitenë dhe 54 toger i parë.