Opel Astra dizel humb fuqinë, “rriten” shpenzimet

Opel ka nisur të pranojë rezervimet për Astra 1.6 BiTurbo dizel me teknologjinë Selective catalytic reduction.

Astra kohë më parë ka dalë në ofertë me këtë agregat, por Opel duhet të avancojë të përmbushë kërkesat për standardin Euro 6d-TEMP, i cili përfshin emetimin në vozitjen e vërtetë RDE.

Për këtë arsye, ky motor ka humbur 10 kuaj fuqi dhe tash Astra BiTurbo ofron 150 kuaj fuqi. Si rezultat i kësaj, ky version i Astra përshpejton nga 0-100 km/h për 9 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 225 km/h.

Astra 1,6 BiTurbo dizel ka ndërrues manual prej gjashtë shpejtësive. Çmimi fillestar i Opel Astra 1,6 BiTurbo dizel është 27.720 euro në Gjermani.