OKB: Stambolli më shumë banorë se 131 shtete të botës

Popullsia e qytetit më të madh të Turqisë, Stambollit, është më e madhe nga ajo në 131 shtete të botës, treguan të dhënat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), transmeton Anadolu Agency (AA).

Fondi për Popullsi i OKB-së tha se me 15 milionë banorë, Stambolli është më i populluar se 131 vende, përfshirë Belgjikën (11,5 milionë banorë), Greqinë (11,1 milionë banorë), Austrinë (8,8 milionë banorë), Zvicrën (8,5 milionë banorë) dhe Bullgarinë (7 milionë banorë).

Instituti Turk i Statistikave (Turkstat) tha se në vitin 2018, numri i popullsisë në Turqi është rritur në mbi 82 milionë banorë, nga të cilët 18,4 për qind jetojnë në Stamboll.

Stambolli ka rritur numrin e banorëve me 907.257 banorë në 5 vjetët e fundit.