OKB shpreh keqardhje, por nuk ofron kompensim për viktimat e helmimit në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka shprehur “keqardhje të thellë” të premten për helmimin e qindra romëve me mbetje të plumbit derisa po jetonin në kampet e formuara nga misioni paqeruajtës i OKB-së në Kosovë, por nuk ofroi shfajësim apo kompensim individual.

Kampet ishin ndërtuar në vitin 1999 afër grumbujve me mbetje nga ish-fabrika e shkrirjes së plumbit, ndërsa banorët kishin ngritur shqetësime për shëndetin e tyre për vite me radhë.

Familjet të cilat jetojnë në kampe kanë thënë që mbetjet toksike kishin shkaktuar helmim fatal me plumb dhe deformitete tek fëmijët, shkruan New York Times.

Deklarata të premten erdhi pas një raporti të vitit 2016 nga Paneli Këshillimor për të Drejtat e Njeriut, i cili kishte kritikuar fuqishëm përgjigjen e OKB-së ndaj kërkesave të familjeve në kampe.

“Sekretari i Përgjithshëm dëshiron të shprehë keqardhjen e thellë të organizatës për vuajtjen që kanë pësuar individët të cilët jetonin në kampe”, ka thënë përfaqësuesi i Guterres, Stephane Dujaric, në një qëndrim.

OKB ka thënë që do të krijojë një fond besimi për projektet për të ndihmuar romët dhe njerëzit e tjerë të cilët kanë jetuar në kampe. Por fondi vjen pa para, vetëm me një premtim për të thirrur për kontribuues nga donatorë ndërkombëtar.

“Duke krijuar një fond pa fonde për projekte për të ndihmuar komunitetin, në vend se të bëhet kompensimi individual ndaj viktimave për shkak të vetë neglizhencës së tyre, OKB-ja po bën jo mjaftueshëm për viktimat e helmimit nga plumbi në kampet e tyre në Kosovë”, ka thënë Louis Charbonneau, drejtori i OKB-së në departamentin e Vëzhgimit të të Drejtave të Njeriut, transmeton Insajderi.

OKB shpreson të grumbullojë 5 milionë dollarë nga fondi vullnetarë.