OKB: Premtimi i Netanyahut për aneksim, shkelje e ligjit ndërkombëtar

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Stephane Dujarric, lidhur me premtimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për të aneksuar Luginën Jordan, tha se hapa të tillë përbëjnë një shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Në një deklaratë me shkrim, Dujarric reagoi ndaj premtimit të Netanyahut për të “aneksuar Luginën Jordan në Bregun Perëndimor nëse ai fitoi zgjedhjet.” 

Duke theksuar se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, është i shqetësuar për deklaratat e Netanyahut, Dujarric, tha se “Hapa të tillë ashtu sikurse përbëjnë një shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar, dëmtojnë edhe potencialin e rigjallërimit të negociatave dhe paqes rajonale si dhe minojnë seriozisht zbatueshmërinë e zgjidhjes me dy shtete”. 

Dujarric theksoi se çështja izraelito-palestineze duhet të trajtohet në përputhje me rezolutat e OKB-së dhe në bazë të zgjidhjes me dy shtete bazuar në kufijtë para 1967.