O’Conell: Koruppsioni nuk luftohet me tryeza të rrumbullakëta

Në takimin e Këshilli Kombëtar Kundër Korrupsionit, ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruari O’Conell, ka thënë së korrupsioni në Kosovë nuk luftohet përmes tryezave të rrumbullakëta, por, institucionet e Kosovës duhet të bëjnë hapa konkret në luftimin e kësaj dukurie.

“Ju bëjë thirrje udhëheqësve të institucioneve kosovare që të bëjnë hapa konkret në luftimin e korrupsionit. Nuk mund të luftohet korrupsioni me tryeza të rrumbullakëta”, ka thënë ambasadori O’Conell.