OBSH jep alarmin e obezitetit, këto janë shifrat shqetësuese për fëmijët

Më shumë fëmijë do të jenë mbipeshë sesa nënpeshë, nëse trendet e këtilla globale vazhdojnë, thonë ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Paralajmërimi i OBSH-së erdhi në publikimin e një studimi të ndërmarrë në bashkëpunim me Imperial College London, i cili matë peshën dhe gjatësinë e pothuajse 130 milion njerëzve.

Ky është studimi më i madh ndonjëherë i këtij lloji.

Të gjeturat e raportit “nxjerrin në pah, kujtojnë dhe përforcojnë faktet se mbipesha dhe obeziteti është një krizë globale shëndetësore dhe kërcënon të përkeqësohet më tej në vitet e ardhshme, nëse nuk fillojmë të ndërmarrim veprime drastike”, tha Dr Fiona Bull, koordinatore e programit për OBSH.

Rreth 200 milion fëmijë të klasifikuar si “nënpeshë e moderuar ose e rëndë” gjithashtu vazhdojnë të përbëjnë një sfidë të madhe shëndetësore publike, thanë autorët e raportit.

Shkalla e obezitetit në mesin e atyre të moshës 5-19 vjeç është rritur dhjetë herë në më pak se katër dekada, nga 11 milionë në 1975 në 124 milion në vitin 2016. /MESAZHI/