Obligimet e bashkëshortëve ndaj njëri-tjetrit

Për çdonjërin nga bashkëshortët Islami ka caktuar sistemin e përgjithshëm ku sqarohen obiligimet e gruas ndaj burrit, obligimet e burrit ndaj gruas dhe obligimet e përbashkëta.

Nëse të martuarit i përmbahen këtij sistemi të përsosur Islam për kryerjen e obligimeve ndaj njëri-tjetrit, ata do të jetojnë një jetë të lumtur dhe në harmoni bashkëshortore që nuk do ta turbullojnë as vështirësitë, as problemet e ditës dhe as peripecitë tjera.

Obligimet e përbashkëta të bashkëshortëve ndaj njëri-tjetrit

1- të ndihmohen mes vehti për të gëzuar njëri-tjetrin dhe të largojnë të keqen dhe mjerimin aq sa kanë mundësi. Sa bukur i ka thenë Ebu Derda gruas së tij: “Nëse më sheh se jam hidhëruar, mundohu që të më pajtosh, nëse të shoh se je hidhëruar, atëherë do të mundohem të të pajtojë e nësë jo, atëherë mes nesh s’do të ketë shoqërim.

2-të ndihmohen në respektimin ndaj Zotit dhe t’ia rikujtojnë njëri-tjetrit devotshmërinë. Thotë All-llahu, xhel-le shanuhu “…Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate dhe armiqësi…”(El-Maide, 2). Në kohën e Selefus-Salih (tre gjeneratave të para pas të të Dërguarit) gruaja e mirë i është drejtuar kështu të shoqit kur ai ka dalë për në punë: “Frikësoju All-llahut dhe mos fito prej haramit, se ne i bëjmë durim urisë por kursesi s’mund të durojmë zjarrin e Xhehenmit.

3- të ndjejnë vehten se janë përgjegjës në formimin e familjes dhe edukimin e fëmijëve. Thotë i Dërguari: “Burri është barri në kopenë e tij dhe përgjegjës për familjen e tij. Dhe gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit të saj dhe përgjegjëse për famuiljen (fëmijët)” (Buhari, Muslim).

4- të mos i zbulojnë fshehtësitë e njëri-tjetrit dhe mos e përmendin bashkëshortin para tjerëve për gjëra të këqija Thotë i Dërguari: “Të mos e urrej burri gruan e ti. Në qoftë se ka ndonjë sjellje nga morali i saj që nuk e pëlqen, do të gjejë prapë sjellje të cilat do t’i pëlqejë” (Muslimi). E njëjta vlen edhe për gruan.

5- të jenë të sinqertë në premtime, mëshirë dhe besnikë në dashurinë për njëri-tjetrin, duke e pasur dashurinë vetëm për bashkëshortin/en dhe duke ulur shikimet nga gratë apo burrat e huaj. Thotë All-llahu, subahenhu ve teala: “Dhe njëri nga argumentet e Tij është që prej jush anë krijuar femrat që të qetësoheni pranë tyre, dhe që midis jush të lindin dashuria dhe mëshira…”(Er-Rum, 21).

Gjithashtu All-llahu, xhel-le shanuhu, thotë: “Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), të ruajnë pjesët e turpshme të tyre se kjo është më pastër për ta…”(En-nurë, 30), që më pas në ajetin e ardhshëm të vijojë: “Thuaja edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e tupshme të tyre…”(En-nurë, 31).
Obligimet e burrit ndaj gruas

All-llahu, xhel-le shanuhu, në shumë ajete dhe nëpërmjet të të Dërguarit të tij ka caktuar drejtime të qarta sipas të cilave duhet të veprojë burri ndaj gruas, edhe atë:

1-Sjellja e mirë ndaj gruas dhe të çohet jetë e mire me te: burri duhet të mundohet të ndërtojë marrëdhënie të mira ndaj gruas së tij, sepse për këtë çështje i Dërguari ka urdhëruar në shumë hadithe të tij, ja një prej tyre: “Besimtar më i plotë është ai i cili ka sjellje të mire, ndërsa më të mire në mesin tuaj janë ata që sillen më së miri ndaj grave të tyre (Tirmidhiu, hasen-sahih).

E për bashkëjetesën e mirë dhe në harmoni All-llahu, xhel-le shanuhu, i porosit burrat në Kur’an: “اoni jetë të mire me to. Nëse i urreni ato, kini durim, sepse ndodh që All-llahu të jap shumë të mira në jë gjë që ju e urreni”(En-Nisa, 19).

2-Të kuptojë nevojat, aspiratat, dëshirat e gruas dhe të argëtohet me te: Për këtë argument më të mire gjejmë tek i Dërguari, i cili kur u fejua me Aishen r.a që ishte shumë e re dhe akoma kishte qejf të luajë me shoqet e saj, ai i ka kërkuar shoqet e saj dhe i ka nxitur që të luajnë me Aishen, radijallahu anha, Apo i njohur është edhe rasti kur i Dërgauri ia ka lejuar Aishes, radijallahu anha, të shoh vallen e abisinasve me shtiza, e Aisheja, radijallahu anha, gjithashtu tregon se i Dërguari në shenjë argëtimi me të ka bërë gara vrapimi me të, e ndonjëherë ka fituar i Dërgauri, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e ndonjëherë Aisheja, radijallahu anha, Xhabir ibën Abdullahu, radijallahu anhu, thotë se njeriu do të shpërblehet vetëm për disa lloje të hobive.

Në mesin e tyre përmendi lojën dhe argëtimin me gruan, dresimin (stërvitjen) e kuajve dhe mësimin e notit.

3-T’i ndihmojë gruas në punë: burri vërtetë duhet ta bëjë këtë kur gruaja nuk mund t’i mbërijë të gjithë punët e shtëpisë apo kur është e sëmurë dhe e lodhur. Kur është pyetur Aisheja, radijallahu anha, çka ka punuar i Dërguari, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, në shtëpi, ajo është përgjigur: i ndihmonte familjes, ndërsa kur dëgjonte ezanin shkonte (në xhami).

4-Të sigurojë furnizimin: burri është i obliguar në bazë të rregullave Islame që të mbajë gruan dhe të gjejë mënyra të lejuara të furnizojë familjen, edhe nëse gruaja ka mjete të mjaftueshme këtë ta bëjë vetë. Këtu hyjnë shpenzimet për ushqim, veshmbathje, barna si dhe shpenzimet për banim.

All-llahu, xhel-le shanuhu, thotë: “Babai i fëmijëve është i detyruar për t’i ushqyer e për t’i veshmbathur ata (gruan dhe fëmijtë e tij), ashtu siç është rregulli”(El-Bekare, 233).Transmeton Ebu Hurejra, radijallahu anhu: “Nga paratë që i jep: në rrugë të All-llahut, apo për lirimin e ndonjë robi, apo për ndihmën e ndonjë të varfëri, apo furnizimin e familjes tënde, shpërblimin më të madh do ta kesh për ato që shpenzon për famljen.” (Muslimi, sahih).

5- Të mbrojë gruan nga zjarri i Xhehenemit. Thotë All-llahu xh.sh.: “O ju që besuat, ruani veten dhe familjen tuaj prej një zjarrë, lendë djegëse e të cilit janë nerëzit dhe gurrët…”(Et-Tahrim, 6).

Omer el-Faruku pas zbritjes së këtij ajeti e pyeti të Dërguarin: “O i Dërguari i All-llahut, ne e ruajmë veten tone, po si është puna me familjen tone (si t’i ruajmë ato nga zjarri)” Muhamedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, tha:”T’i ndaloni nga ajo që i ka ndaluar All-llahu dhe t’i urdhëroni në ato që i ka urdhëruar All-llahu. Me këtë do të jetë mbrojtja mes tyer dhe zjarrit”.

5-Të ketë xhelozi për fenë dhe nderin e gruas. Burrat e ndershëm që i duan grate e tyre dallohen me mbrojtjen dhe xhelozinë ndaj tyre pikërisht për shkak të dashurisë ndaj tyre. Kurse prej vetive nga më të këqijat është mosprania e xhelozisë tek burri dhe zhdukja e krenarisë. Por sigurisht duke i pasur këto dy cilësi në kufjtë që i ka caktuar Islami.
Obligimet e gruas ndaj burrit./Mesazhi/