Objekte të lashtësisë me teknologji të pashpjegueshme – FOTO

Në këtë artikull do ju prezantojmë me disa objekte të lashtësisë që për kohën kanë pasur një teknologji shumë të avancuar. Lexoni me kujdes.

Artifaktet aerodinamike të Kimbajave, 1000 vjet para erës sonë (Foto 1)

Zaret romakë me 10 faqe që nuk përmenden gjëkundi (foto 2 dhe 3)

Bateria e Bagdadit, 250 vjet para erës sonë  (foto 4, 5 dhe 6) 

Gypat 150 mijë vjeçare të Baigongut në Kinë,  me rrezatim (foto 7)

Artifaktet aerodinamike të Kimbajave, 1000 vjet para erës sonë… Në Kolumbi janë zbuluar dhjetëra objekte të vogla prej ari që janë krijuar nga civilizimi Kimbaja, 1000 vjet para erës sonë dhe që ngjajnë shumë me aeroplanët e sotëm. Arkeologët debatojnë që janë thjesht imitime të zogjve, por dy shkencëtarë gjermanë i rikrijuan në përmasa më të mëdha në vitin 1994 dhe i bënë të fluturojnë, duke treguar që ai model i bërë para 3000 vitesh arrin të ngrihet në qiell pa problem.

Zaret romakë me 10 faqe që nuk përmenden gjëkundi —- Zaret romakë me 10 faqe janë zbuluar në të gjithë Europën, që nga Franca, Italia e deri në Britani, Gjermani dhe Hungari. Misteri më i madh mbetet që këto objekte nuk përmenden asgjëkundi nëpër shkrime, afreske apo skulptura romake, dhe pse kanë qenë shumë të përhapura. Janë përdorur 300 vjet para erës sonë dhe janë zbuluar jo pak, por rreth 100 të tilla nëpër kontinent. Përpjekjet janë të shumta për të kuptuar nëse përdoreshin në bujqësi, ushtri, vaditje apo thjesht për argëtim, por asnjeri nuk ka gjetur përgjigje.

Zaret romakë me 10 faqe që nuk përmenden gjëkundi —-

Bateria e Bagdadit, 250 vjet para erës sonë —- Një nga debatet më të mistershme i ka ngjallur një objekt që u gjet pranë Bagdadit në vitin 1936. Shumë shkencëtarë këmbëngulin që nuk ka mundësi të jetë përdorur për elektricitet në atë periudhë, dhe mbase ka qenë thjesht për të izoluar letra të rëndësishme. Ndërkohë, të tjerë shkencëtarë i kanë riprodhuar në mënyrë identike dhe i kanë bërë të funksionojnë më së miri si bateri. Objekti përbëhej nga një enë balte me një cilindër bakri në mes dhe një shufër çeliku që hynte brenda cilindrit. Misteri ishte që shufra e çelikut përputhej mirë dhe krijonte një izolim të plotë të çdo substance të lëngshme që mund të fusje brenda, dhe nuk e prekte fare cilindrin e bakrit, pasi në grykë kishte një shtresë bitumi për ta izoluar. Nëse brenda fusje lëng limoni, objekti mund të prodhonte fare mirë energji elektrike në sasi të vogla.


Bateria e Bagdadit, 250 vjet para erës sonë —-






Bateria e Bagdadit, 250 vjet para erës sonë —-




Gypat 150 mijë vjeçare të Baigongut në Kinë, me rrezatim— Disa shkencëtarë amerikanë që kërkonin fosile dinozaurësh në Kinë, zbuluan në vitin 2002 disa gypa metali që vazhdonin përgjatë mureve të një shpelle në malin Baigong, por edhe tek një liqen aty pranë. Tuba metali në liqen do të kishin qenë diçka normale sot, por ajo zonë nuk ka qenë e populluar ndonjëherë nga njerëzit dhe gypat ishin mbuluar nga shtresa toke 150.000 vjeçare. Shkencëtarët debatuan e këmbëngulën që duhej të ishin rrënjët e një peme tashmë të zhdukur e që janë kthyer në metal për shkak të oksidimit mijëvjeçar brenda në shkëmb. Por forma tepër e rregullt nuk duket si diçka e bërë nga natyra. Sikur të mos mjaftonte kjo, misteri u shtua pasi një analizë e shkencëtarëve kinezë rezultoi se metalet lëshonin shumë rrezatim radioaktiv në disa vende, dhe nuk lejuan studime të mëtejshme.