NYT: Trump tentoi ta shkarkojë prokurorin special

Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi shkarkimin e prokurorit special Robert Mueller, por u tërhoq kur avokati i Shtëpisë së bardhë kërcënoi se do të jepte dorëheqjen.

New York Times shkruan se avokati i rezidencës presidenciale Donald McGahn, në atë kohë, tha se shkarkimi i Mueller do të kishte një efekt katastrofik mbi presidencën dhe se ai nuk do të ishte pjesë e këtij skenari.

Ish drejtori i FBI-së Mueller u angazhua enkas nga departamenti i drejtësisë për të hetuar nëse fushata Trump bashkëpunoi me Rusinë për të ndikuar zgjedhjet.

Moska dhe Trump i mohojnë akuzat. Një tjetër degë e hetimit të Mueller është të zbulojë nëse presidenti trump pengoi drejtësinë kur shkarkoi nga detyra drejtorin e FBI-së James Comey.

New York Times raporton se prokurori special mori vesh për thuajse shkarkimin e tij muajt e fundit, ndërsa ekipi i tij hetimor merrte në pyetje zyrtarë të shkuar e aktualë të shtëpisë së bardhë.

Bazuar në burime anomine, New York Times thotë se ndërsa shtoheshin spekulimet se Mueller po ndërtonte akuzat për pengim të drejtësisë ndaj presidentit, ky i fundit sugjeroi se prokurori special kishte konflikt interesi dhe nuk duhej të ishte më kreu i hetimit.

Por ideja e trump, apo urdhri për shkarkim, sic thonë disa media, u përball me rezistencën e fortë dhe sigurisht të zgjuar të avokatit Mcgahn, i cili kërcënoi me dorëheqje të menjëhershme, ndërsa paralajmëroi presidentin se shkarkimi i Mueller do të sillte telashe që paimagjinueshme për të. Vetëm dy ditë më parë, Trump tha publikisht se ishte i gatshëm të intervistohej nën betim nga hetimi Mueller./Top Channel