NYT: Trump nuk paguan taksa qe 18 vite

Gazeta amerikane The New York Times ka bërë të ditur se manjati i pasurive të paluajtshme, Donald Trump ka deklaruar një humbje prej më shumë se 900 milionë dollarësh gjatë vitit 1995. “New York Times” shton gjithashtu se humbja ka qenë kaq e madhe, saqë mund t’i ketë mundësuar kandidatit republikan për zgjedhjet presidenciale të shmangte pagimin e taksave për 18 vite rresht. Sipas New Jork Times kjo mund të ketë qenë edhe arsyeja pse Trump nuk ka bërë të ditura të ardhurat e tij.

Dokumenti prej 3 faqesh i zotëruar nga “New York Times”, sipas Jack Mitnick, një ish-kontabilist i manjatit të pasurive të paluajtshme, emri i të cilit shfaqet në letrat përgatitore të deklarimit të taksave, është një kopje autentike e një pjese të mirë të deklarimit të vitit 1995.

Të shtunën, nga fushata e Trumpit kanë akuzuar “New York Times” se po bëhet një “zgjatim” i fushatës së Clintonit.

pages-from-donald-trump-s-1995-income-tax-returns-p3-small pages-from-donald-trump-s-1995-income-tax-returns-p2-small pages-from-donald-trump-s-1995-income-tax-returns-p1-small 02trumpdocument3-master675-1