Nxirret nga rrënojat trupi i pajetë i Shemsedin Abazit nga Gjilani

Pas më shumë se 24 orë kërkimesh, është arritur të nxirret trupi i pajetë i Shemsedin Abazit, shtetasit të Kosovës që vdiq pas tërmeteve në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, përmes një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes Abazi, që përpos Shemsedinit, në këtë ngjarje tragjike humbën edhe djalin tjetër të tyre, Isën.

Postimi i plotë:

Tashme sapo e nxorrem nga germadhat e hotel Tropikal, te ndjerin Shemsedin Abazi, nga Livoqi i Eperm i Gjilanit.
Ngushllime familjes Abazi per vdekjen tragjike te djemeve te tyre nga termeti !

Ambasada e Kosoves ne Tirane.