Numërohen 82 për qind e votave, gara bëhet edhe më e ngushtë

KSHZ deri tani ka përpunuar 82.74 për qind të votave. Vazhdon të jetë e ngushtë gara mes Stevo Pendarovskit dhe Gordana Siljanovskës.


Sipas rezultatit, Pendarovski ka fituar 262.348 vota, ose 42.57 për qind. Kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Sijlanovska ka fituar 259.069 vota, ose 42.04 për qind.


Kandidati shqiptar Blerim Reka ka 68.820 vota, ose 11.17 për qind.


Mbi 26 mijë vota janë të pavlefshme, shkruan SHENJA.

SHPËRNDAJE