Numërohen 219 vendvotime nga 530 sa është totali i tyre

Në QNR është duke vijuar normalisht procesi i rinumërimit të vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-ja.

Mund t’iu konfirmojmë se deri të shtunën në mesnatë janë rinumëruar 219 vendvotime nga 530 sa është totali i tyre.

Procesi i rinumërimit është duke u vëzhguar vazhdimisht nga vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtar.

Pas rinumërimit do të fillojmë me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.