Numërohen 100% e votave, Nisma-AKR jashtë Kuvendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar rezultatin e të gjitha vendvotimeve.

Në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), janë publikuar rezultatet e 2 mijë e 547 vendvotimeve apo 100 për qind të votave, shkruan lajmi.net.

Sipas këtyre rezultateve është Lëvizja Vetëvendosje ajo që ka dalë fituese e këtyre zgjedhjeve me 202 mijë e 968 vota apo 25.49 për qind.

E dyta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila ka arritur që të mbledh 197 mijë e 702 vota apo 24.84 për qind.

Në vendin e tretë ka dalë Partia Demokratike e Kosovës me 169 mijë e 211 vota apo 21.25 për qind.

Koalicioni AAK-PSD ka arritur që t’i mbledh vetëm 92 mijë e 149 vota apo 11.57 për qind.

Ndërkaq koalicioni Nisma-AKR nuk ka arritur që të kaloj pragun pasi që ka arritur që t’i mbledh vetëm 39 mijë e 495 vota apo 4,96për qind.

Kujtojmë se në këto numërime nuk hyjnë votat me kush, postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta. 

SHPËRNDAJE