Nuk i lejohen simbolet shtetërore, Kosova nuk merr pjesë në garën e madhe në Rusi

Driton Kuka ka thënë se nuk do ta pranojnë kërkesën e Rusisë për të hequr dorë nga simbolet e Kosovës në këtë turne.

Driton Kuka, ka njoftuar në një postim në llogarinë e vet zyrtare në Facebook se Kosova sot ka marrë përgjigje zyrtare nga Ministria e Jashtme e Rusisë se nuk do të lejohet të marrë pjesë si shtet në këtë garë, ku ndeshen 16 më të mirët në çdo kategori.

Kuka ka thënë se nuk do ta pranojnë kërkesën e Rusisë për të hequr dorë nga simbolet e Kosovës në këtë turne.

“Përfundimisht sot nga Ministria e punëve të jashtme e Rusisë erdh përgjigjja zyrtare që Kosova nuk do lejohet të marr pjesë si shtet në garën ku marrin pjesë 16 më të mirët në çdo kategori -The best of the best!

Po kërkohet të heqim dorë në Rusi prej simboleve shtetërore që të marrim pjesë me flamur të Federatës Botërore të cilen zgjedhje nuk do e pranojmë!

Nora e Distria të cilat shkëlqyen këtë vit në shumë gara e së fundi të arta nga Grand Prix në Hagë nuk po lejohen të prezentojnë shtetin tonë!”, ka shkruar ai.