Nuk ka befasi, Manchester City shpallet kampion i Premier Ligës

Manchester City edhe zyrtarisht është shpallur kampion i Premier Ligës për edicionin 2018/19.

‘Qytetarët’ nuk lejuan befasi dhe kësisoj arritën fitore bindëse 1-4 ndaj Brighton.

Ekipi i Pep Guardiolës u befasua kur Murray (27’) shënoi për 1-0, por më pas gjithçka kaloi në favorin e ekipit të tij, përcjell lajmi.net.

Aguero (28’), Laporte (38’), Mahrez (63’) dhe Gundogan (72’) shënuan në fitoren e Cityt dhe në triumfin e dytë radhazi në kampionatit anglez, njëkohësisht titulli i gjashtë në historinë e klubit.

Edhe Liverpooli e kreu detyrën në mënyrë perfekte, duke realizuar fitore 2-0 ndaj Wolves me dy golat e Sadio Mane, por që nuk mjaftoi që ta sillnin titullin e PL-së pas 29 viteve në ‘Anfield’.

‘Të Kuqtë’ tubuan plotë 97 pikë, që në fund nuk ishin të mjaftueshme për vendin e parë.Chelsea ka përfunduar në pozitën e tretë, Tottenham në vendin e katërt, ndërsa Arsenal dhe Manchester United përfunduan në pozitat 5 respektivisht 6.

Cardiff, Fulham dhe Huddersfield nga edicioni i ardhshëm do garojnë në Championship.Sezoni i ardhshëm i Premier Ligës fillon më 10 gusht.