‘Nuk asnjë dallim mes terroristëve të FETO-s, PKK-së dhe ISIS-it

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi sot në Ankara se nuk asnjë dallim mes organizatave terroriste PKK, FETO dhe DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).

“Të gjithë këta janë armiqtë të vendit, popullit, atdheut dhe flamurit tonë. Ne të gjithë kishim mundësinë të shohim këtë më 15 korrik. Pikërisht nga këto arsye në do të vazhdojmë me përkushtim luftën deri në çrrënjosjen e të gjitha organizatave terroriste” tha Erdoğan në mbledhjen me prefektët e vendit.

Ndërsa në lidhje me shkollat e FETO-s jashtë vendit Presidenti Erdoğan u shpreh: “Dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhashë një direktivë që të bëhet një ndërhyrje e shpejtë. Me anë të një vendimi të Këshillit të Ministrave (VKM) duhet të ndalojmë përdorimin e termave ‘Türk’ apo ‘Türkiye’ kudo në botë. Duke njoftuar menjëherë Ministritë e Punëve të Jashtme të këtyre vendeve dhe duke informuar qeveritë e tyre mund të ndalojmë përdorimin e këtyre titujve. Pasi po mundohen të përfitojnë përmes tyre dhe ende janë duke përfituar.”

SHPËRNDAJE