Nota verbale e tërheqjes së njohjes nga Gana

Gjatë ditës është raportuar në media se Gana e ka tëhequr njohjen ndaj shtetit të Kosovës.

Klan Kosova raporton që ministria e Punëve të Jashtme e Ganës notën verbale ia ka përcjellë asaj të Serbisë ku bëhet i ditur vendimi për tërheqjen e njohjes së Kosovës.

Në dokument përmenden edhe arsyet e njohjes së Kosovës nga ky vend afrikan para 7 vitesh.

“Në vitin 2012, Gana ka vendosur ta njohë Kosovën si një shtet të pavarur Kosovën vendim ky që ka çuar në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të dyja vendeve”.

Ishte shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq i cili tha sot se Gana kishte vendosur ta tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës e ku sipas tij ky është edhe vendi i 16-të që e merr një vendim të tillë.

Më poshtë gjeni dokumentin: