Norvegji, vodhi autoambulancën dhe lëndoi disa persona

Policia norvegjeze bëri të ditur se sot ka qëlluar dhe plagosur një person të armatosur që vodhi një autoambulancë në Oslo dhe shtypi disa persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Transmetuesi norvegjez NRK tha se disa njerëz u goditën, përfshirë një foshnje në karrocë e cila është dërguar në spital. NRK tha se policia është duke kërkuar një person tjetër që mund të ketë qenë i përfshirë, por autoritetet nuk dëshiruan ta konfirmojnë raportimin.

Lidhur me ngjarjen nuk janë dhënë detaje të tjera. 

Incidenti ndodhi në pjesën veriore të Oslos, kryeqytetin e Norvegjisë.

SHPËRNDAJE