Nora Gjakova siguron një medalje, kalon në finale të Budapest GP

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka korrur një tjetër sukses të madh.

Gjakova, e cila në Grand Prix Budapest garon në kategorinë deri në 57 kilogramë, ka siguruar finalen e këtij turneu, shkruan lajmi.net.

Në raundin e parë të këtij turneu, Gjakova kaloi pa duel, kurse në raundin e dytë mposhti rusen Diana Dzhigaros.

Gjakova në luftën e saj të dytë mposhti garuesen nga Bregu i Fildishtë, Dabonne, për të mposhtur më pas bullgaren Ilieva.

Në gjysmëfinale, kosovarja kishte përballë Miryam Roper të Panamsë, të cilën arriti ta mposhte me anë të për të kaluar në finale, ku tashmë ka siguruar një medalje për vetën dhe Kosovën.

Në finale, Gjakova do të përballet me fituesen e duelit Rafaela Silva – Hedvig Karakas.