Nora Gjakova pëson disfatë në çerekfinale, tani lufton për të bronztën

Xhudistja kosovare Nora Gjakova i humbi shpresat për ta fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë në Grand Slamin e Parisit, pasi u mposht në çerekfinale.

Nora Gjakova u mposht nga portugezja Telma Monteiro në çerekfinale të Grand Slamit të Parisit dhe tani do t’i futet garës për medaljen e bronztë, raporton Gazeta Express.

Gjakova ishte treguar shumë e fortë për xhudistin franceze Priscilla Gneto, e cila kishte probleme me gisht të këmbës gjatë përballjes së rundit të tretë, dhe e mposhti atë me ippon në Paris.

Në rundin e dytë, kosovarja e mposhti xhudistin nga Azerbajxhani, Alexandra-Larisa Florian, ndërsa rundin e parë e kaloi pa luftë.

Kosova po përfaqësohet me tri garuese në turneun e xhudos, “Paris Grand Slam 2020”, njëra prej të cilave është edhe Nora Gjakova. Edhe pse pritej që pjesë e këtij turneu të ishte edhe Majlinda Kelmendi, trajneri Driton Kuka e tërhoqi atë në momentet e fundit.

Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale dhe tani e pret përballjen me brazilianen Sarah Menezes me synimin për të kaluar në finale.

Ndërsa Laura Fazliu e ka mbyllur në rundin e dytë rrugëtimin e saj në kategorinë deri në 63 kilogramë në Grand Slamit e Parisit, pasi që u mposht me ippon në rundin e dytë nga koreania Hee Ju Han.