Nora Gjakova fiton medaljen e artë në Grand Slamin e Abu Dhabit

Xhudistja jonë, Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në Abu Dhabi.

Ka ardhur medalja e parë e artë për Kosovën në Grand Slamin, i cili po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.z

Është xhudistja pejane, Nora Gjakova, e cila ka triumfuar në finale dhe ka fituar medaljen e artë.

Fitorja e Nora Gjakovës erdhi me një ippon maestral, për më pak se një minutë ndaj ruses Anastasia Konkina.

Nora Gjakova

Kampionia e Evropës, Nora Gjakova, triumfoi në kategorinë deri në 57 kilogramë.

SHPËRNDAJE