Nobeli për Ekonominë, qasja e studiuesve në luftën kundër varfërisë

Çmimi Nobel për Ekonominë për vitin 2019 i është dhënë Abhijit Banerjee, Esther Duflo dhe Michael Kremer.

Tre ekonomistët kanë marrë çmimin e rëndësishëm për qasjen e tyre në luftën kundër varfërisë globale që bazohej në eksperimente të krijuara me kujdes që kërkonin përgjigje për pyetje specifike të politikave botërore.

“Fituesit e këtij viti kanë prezantuar një qasje të re për të marrë përgjigje të besueshme në lidhje me mënyrat më të mira për të luftuar varfërinë globale,” thanë organizatorët në një deklaratë./Opinion.al