Njohja e Kosovës – kushti që Trump i ka vendosur Serbisë për vazhdimin e dialogut

Blici serb ka raportuar duke u thirrur në burime të saja se SHBA-të kanë vendosur kushte për vazhdimin e bisedimeve Kosovë – Serbi.

“Si kusht kryesor për Serbinë për bisedime të mëtutjeshme midis Beogradit dhe Prishtinës, presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur njohjen e pavarësisë së Kosovës”, thuhet në Blic.

Kjo sipas Blic është një nga porositë që iu transmetura dhjetë ditë më parë presidentit serb, Aleksandër Vuçiq përmes të dërguarit special për dialogun Kosovë – Serbsi, Richard Grenel.

Ai u emërua në atë post nga Trump personalisht, pas së cilës, më praktikisht nuk pati asnjë konfirmim zyrtar, dhe Grenel vizitoi Kosovën e Serbinë.

Sipas Blic, Grenell i tha Vuçiqit se SHBA-të do t’i kërkojnë Bashkimit Evropian si ndërmjetësues të dialogut të rrisin presionin e tyre mbi Serbinë.