Njihuni me 10 vendet ku mësimdhënësit paguhen më së miri

Forumi Ekonomik Botëror ka përpiluar një listë të dhjetë vendeve ku arsimtarët paguhen më mirë.

Lista u dedikohet mësimdhënësve të shkollave të mesme.

Në vendin e dhjetë është Austria, ku një punonjës me përvojë 15-vjeçare fiton 54,406 dollarë çdo vit.

Koreja e Jugut është përpara. Në këtë vend, të ardhurat vjetore janë 57,242.

Danimarka renditet në vendin e tetë. Paga është 58.349 dollarë.

Me 62.135 dollarë vjen  Irlanda në vendin e shtatë.

Në Australi, paga vjetore e profesorit të shkollës së mesme është 63,393 dollarë, duke e vendosur atë në vendin e gjashtë.

Vijnë më pas SHBA me pagën 64 467 dollarë, pra në vendin e pestë.

Në vendin e katërt është Kanadaja, ku të ardhurat janë 67.301 dollarë.

Në Hollandë është 70,000 dollarë dhe ky vend pra zë ë vendin e tretë.

Gjermania është në vendin e dytë me pagën vjetore prej 80.990 dollarë.

Dhe në vend të parë renditet Luksemburgu me  116.300 dollarë.