Njëri nga të plagosurit në “Lagjen e Spitalit”, vdes në QKUK

Njëri nga të plagosurit në Lagjen e Spitalit ka vdekur në Qendrën Emergjente.Këtë e ka konfirmuar për EkonomiaOnline, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

Ndërsa tre të tjerët janë duke u ekzaminuar.

“4 persona kanë ardhur në Emergjence, përkundër kujdesit maksimal nga stafi mjekësor, njëri ka vdekur, nuk ka arritur te mbijetojë. Tre të tjerët janë duke u ekzaminuar nga stafi mjekësor i Klinikes Emergjente”, tha ai.