Një zv.ministër si Ramadani: Ia kërkova gruas analizat se mos kishte ndonjë behane!

Zëvendësministri i FSK-së Burim Ramadani, i cili vie nga radhët e AAK-së, gjatë një interviste televizive në kanalin KTV nuk shpëtoi pa u bërë horë.

Ai deklaroi se kur u njoftua me bashkëshorten e tij, ia kërkoi asaj të gjitha analizat për ta ditur nëse ka ndonjë sëmundje të lindur apo të trashëguar.

“Desha të di mos rastësisht ka ndonjë behane”, thotë pa menduar gjatë Ramadani në prani të bashkëshortes së tij e cila poashtu ishte në studio.

Reagimi i shtangur i moderatores, por edhe i gruas së Ramadanit nuk mbeti pa u vërejtur. /Mesazhi/

SHPËRNDAJE