Një vilë shitet 61 milionë euro

Miliarderi australian, Mike Cannon-Brookes bleu një pronë me pamje nga deti i Sidnejit për gati 100 milionë dollarë australianë (61 milionë euro), raportoi media lokale, duke eklipsuar rekordin e mëparshëm të pasurive të patundshme në Australi që mbante aksioneri i tij, Scott Farquhar.

”Cannon-Brookes” dhe ”Farquhar” janë dy bashkëthemeluesit dhe bashkëdrejtuesit e përgjithshëm të ”Atlassian”, një kompani e konceptimit, zhvillimit dhe tregtimit të pajisjeve të inxhinierisë informatike.

“Fairwater”, vila e sapo blerë nga Mike Cannon-Brookes ndodhet në lagjen luksoze të ”Point Piper”, në Gjirin e Sidnejit me një sipërfaqe rreth 1,12 hektarë.

Prona më parë në pronësi të Mary Fairfax (1922-2017), familja e së cilës drejtonte prej një kohe të gjatë një perandori mediatike që përfshinte gjithashtu ”Sydney Morning Herald”./ /v.b/ a.jor.

SHPËRNDAJE