Një tërmet prej 6.8 ballë godet Turqinë

Qyteti Elazığ në lindje të Turqisë është goditur nga një tërmet me fuqi prej 6.8 ballë sipas Rihterit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) ka njoftuar se tërmeti ëshët regjistruar me magnitude prej 6.8 ballë në distriktin Sivrice të qytetit Elazığ rreth orës 20.55 sipas orës lokale.

Ndërkohë theksohet se tërmeti ka ndodhur në një thellësi 6.75 kilometrave