Një tërmet godet Italinë qendrore

ROMË (AA) – Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, një tërmet 6.5 ballë ka ndodhur në pjesën qendrore të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet e ditur se tërmeti me qendër në qytetin Norcia në thellësi prej 10 kilometrash është regjistruar në orën 07.40. Ashtu siç edhe në shumë vende tërmeti ka shkaktuar shqetësime edhe në kryeqytetin e vendit, në Romë. Pas tërmetit në Romë një pjesë e madhe e qytetarëve dolën jashtë nëpër rrugë, ndërsa për disa minuta kanë vazhduar të regjistrohen dridhje në rajon.

Sipas lajmit të kanalit televiziv italian Rainews24, kryeministri Matteo Reniz pas tërmetit është takuar me kryetarin e Mbrojtjes Civile, Fabrizio Curcio.

Nga ana tjetër Qendra për Hulumtime Gjeologjike Amerikane (USGS) ka deklaruar se tërmeti ka qenë 6.6 ballë.

Në të njëjtin rajon më 26 tetor ndodhën dy tërmete të ndara prej 5.4 dhe 5.9 ballë. Si pasojë e këtyre tërmeteve një person humbi jetën për shkak të sulmit në zemër. Përsëri në të njëjtin rajon më 24 gusht tërmeti 6.2 ballë i cili goditi Amatrice dhe Accumoli shkaktoi vdekjen e 300 personave.