Një tërmet 6.6 ballë godet bregun perëndimor të Australisë

Një tërmet 6.6 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi bregun perëndimor të Australisë mëngjesin e sotëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra amerikane për studime gjeologjike (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit u regjistrua në qytetin bregdetar Broome.

Tërmeti shkaktoi panik në mesin e popullatës lokale dhe turistëve ndërsa deri më tani nuk ka asnjë informacion për viktima apo për dëme materiale.

SHPËRNDAJE