Një shqiptare pjesë e Institutit të Ushtrisë Amerikane

Shqiptarët nëpër botë tashmë e kanë dëshmuar veten nëpër fusha të ndryshme. Në mesin e tyre ka edhe plot gra shqiptare, që me talentin dhe punën e tyre po thyejnë tabu nëpër botë.

Një ndër to është edhe shqiptarja Lubjana Beshaj, e cila punon dhe merret me studimin e kibernetikës, përcjellë albinfo. Ajo punon si profesoreshë asistente në Departamentin e Shkencave Matematikore në West Point, njëherësh është pjesë e Insitutit të Ushtrisë Amerikane në fushën e kibernetikës.

Beshaj studimet Bachelor dhe Master i ka kryer në Vlorë, kurse ato të Doktoraturës në Universitetin Oakland.

Në faqen e institutit, në biografinë e saj po ashtu figuron si bashkautore e dy librave dhe organizatore e konferencave të ndryshme.